Prishtina apo Ballkani, cila e ka bilancin më të mirë mes vete?

Futboll

Prishtina apo Ballkani, cila e ka bilancin më të mirë mes vete?

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:46
Pamje nga një ndeshje

Dy skuadrat, nga viti 1999, janë ndeshur në 30 përballje.

Prishtina ka fituar 12 ndeshje, 8 barazime dhe Ballkani 10 fitore me goldallim pozitiv për prishtinasit +12, 42:30.

{Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 7 përballjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe dy fitore, në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Ukës dhe Hamitit dhe ndeshja e Superkupës në Antalya, 2:1 (Sinani 5’, Kryeziu 46’ – Dulaj 75’).

Prishtina pozicionet e 5-ta me 9 pikë larg vendit të 4-të dhe çdo rezultat veç fitores do të largonte më shumë nga Evropa nga klasifikimi duke i mbetur vetëm kompeticioni i Kupës (të mërkurën më 3 prill ndeshja e parë gjysmëfinale me Dritën), ndërsa Ballkani ndodhet në pozitën e parë në ndjekje të titullit të 3-të rresht.

Prishtina si vendase, megjithëse shumicën e ndeshjeve ka zhvilluar jashtë fushës së saj, ka vetëm një humbje ndaj Malishevës, kurse Ballkani si mysafir ka 5 fitore nga 12 ndeshje.

Edhe në shënimin e golave si skuadër vendase, vetëm Malisheva (27) ka statistikë më të mirë se Prishtina me 26 realizime", shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat