Lam: Demikelis është trajneri i duhur për Bajernin

Futboll

Lam: Demikelis është trajneri i duhur për Bajernin

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:08
Demikelis

Ish-legjenda gjermane e futbollit Filip Lahm ka deklaruar se trajneri argjentinas Martin Demikelis do të ishte drejtuesi ideal për Bajern Munihun.

43-vjeçari, aktualisht drejton ekipin e Riverl Plate në Argjentinë, por më herë ka qenë trajner i moshave U-19 dhe më pas i ekipit të dytë të Bajern Munihut.

Jo vetëm kaq, por Demikelis ka luajtur për 8 sezone me bavarezët (2003-2011), ku në 259 ndeshje zyrtare realizoi 15 gola. Andaj, për Filip Lamin, ai është emri i duhur për stolin Bajernit.

“Demikelis ishte një lojtar i madh për Bajernit, ai luajti edhe si mesfushor për një kohë. Zhvillimi i tij si trajner ka qenë shumë i mirë dhe ai e njeh Bundesligën”, tha Lam.

“Nëse ai do të jetë trajneri i duhur për Bajern këtë gjë do ta shohim vetëm kur të bëhet trajner. Unë mendoj se është një avantazh për trajnerët që kanë luajtur këtu dhe e njohin kampionatin tonë”, tha më tej Lahm, që e vlerëson ish-shokun e tij të skuadrës së disa viteve më parë.

Demikelisi filloi karrierën si trajner te Bajern Munihu, duke udhëhequr ekipin U-23 përpara thirrjes nga “Millonarios”, që e ktheu atë në shtëpi. Të paktën, tani për tani, emri i tij është në mesin e kandidatëve për postin pas Tushel së bashku me ata të Çabi Alonso, Roberto De Zerbi dhe Ralf Ragnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat