Shkëndija e Haraçinës i reagon skuadrës maqedonase 

Futboll

Shkëndija e Haraçinës i reagon skuadrës maqedonase 

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:12
Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës, anëtare e Ligës së Tretë dhe që po lufton që të hyjë në Ligën  e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, i ka reaguar skuadrës maqedonase Kumanovës.

Shkëndija e ka deklasuar me rezultat 3:0 skuadrën maqedonase, kjo e fundit nga kjo disfatë turpëruese ka gjetur kinse arsye të akuzojë. 

Shkëndija ka reaguar kësisoj: “Tanimë disa ditë nuk po ndalen reagimet e KF Kumanova për ndeshjen e fundit që ata e humbën kundër Shkëndisë. 

Reagimet e tyre jo që nuk janë korrekte por edhe janë ofenduese dhe me qëllim të keq.

Qëllimi i këtyre reagimeve është që të krijohet presion ndaj Shkëndisë në momente kur po hyjmë në pjesën e fundit të sezonit me vetëm 1 pikë dallim mes dy ekipeve. 

Të nderuar, KF Kumanova kishte ardhur në Hasanbeg për të krijuar problem dhe për të fituar në tavolinë e jo në terren. Që në fillim refuzuan ta shfrytëzojnë zhveshtorën që ishte e rezervuar për mysafirët.   

Zotërinj, luajtët në pothuajse terren perfekt, terren që rrallë ndonjë ekip i ligës së tretë mund të thotë që e ka. Prezent ishin më shumë se 3000 tifozë që është fotografi e rrallë edhe për ndeshje të ligës së parë. 

Më shumë se 10 furgona me anëtarë të Njësitit special për intervenim të shpejt ishin prezent. 

Klubi angazhoi edhe sigurim privat duke e ditur se nuk mund ta kontrollojë secilin tifozë në tribunë. Edhe pse tribunat janë dy metra afër terrenit asnjë gjësend nuk përfundoi në fushë. 

Ndeshjen e referonte gjyqtarë i ligës së parë. E si ka referuar ai flet fakti për numrat e kartonëve që i “morri” KF Kumanova. 

Për shkak se e dinim që KF Kumanova ka ardhur në Hasanbeg që të fitoj në mënyrë administrative, organizuam edhe livestream që secili prej jush të vërtetohet se Shkëndija dëshiron të fitojë në fushë. 

Para se ta shkruani kumtesën e radhës do t’iu rekomandojmë që ti lexoni komentet e kumanovarëve në linkun e livestreamit për mënyrën se si luajtët atë ditë. 

Keni qenë të zënë me Shkëndijën dhe nuk besoj që keni analizuar në detaje ndeshjen e juaj të fundit. Ja po ua rikujtojmë... Një herë gjuajtët në portën tonë, e ndeshje nuk mund të fitosh nëse nuk e jep një gol më shumë se kundërshtari. 

Po ua rikujtojmë se vetëm para dy jave, Shkëndija e humbi ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me Euromilk. Por për dallim nga ju, fajin e kërkonim në shanset që ne vet i lëshuam e jo në gjithçka që nuk ka të bëjë me futbollin. 
Ia zgjatëm dorën kundërshtarit dhe u larguam nga aty me kokën lartë, të vetëdijshëm për gabimet tona dhe për këtë shkak fituam të dielën. 

Dhe në fund, 

Në vend se të tregoni respekt për atë atmosferë dhe ti duartrokisni ata 3000 tifozë, t’ia zgjatni dorën kundërshtarit që e la zemrën në fushë, ju përsëri u mblodhët tek bankina juaj dhe nuk e lëshonit terrenin edhe pse kishte kushte për tu larguar. Me shumë gjasa planifikonit që dikush të ju sulmojë dhe ta arrini qëllimin që të fitoni në tavolinë e jo në fushë.  
Mos harroni, futbolli luhet në terren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat