Ramadani: Ne jemi FC Drita, objektivi jonë janë gjithmonë tre pikët

Futboll

Ramadani: Ne jemi FC Drita, objektivi jonë janë gjithmonë tre pikët

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:39
Ramadani

Nesër dhe pasnesër luhet java e 27-të e elitës së futbollit të Kosovës, Malisheva sfidohet nga Drita. Ndeshja mes këtyre skuadrave luhet nesër (15.00).

"Ndeshje të lehta nuk ka dhe ky është një derbi. Gjithmonë e kam potencuar se FC Malisheva ka një ekip kualitativ, ka një trajner shumë kualitativ gjithashtu dhe është aty me meritat e plota, nuk është aty rastësisht, por kam dhënë shumë mund.

Ne jemi Drita, gjithmonë na takojnë tre pikët, pa marrë parasysh kemi mungesa apo s’kemi mungesa objektivi jonë janë tre pikët", ka thënë Ramadani.

Ramadani tha se ka vënë re se Drita me presion luan më saktë:

"Unë çfarë kam arritur të kuptoj te ky grup i futbollistëve është se kur kanë presion janë më të suksesshëm, kur kemi qenë 3 pikë diferencë kemi arritur te fitorja.

Mundohemi që unë me bashkëpuntorët e mi ta mbajmë presionin nën kontroll dhe jo ai të transformohet te futbollistët", ka thënë trajneri ynë Ramadani.

Ramadani u pyet edhe për dy javët e pushimit, të cilat sipas tij u shfrytëzuan edhe për përgatitje.

"Ne këto dy javë i kemi shfrytëzu edhe për pushim, pak për të pushu ekipin se ka qenë shumë i ngarkuar, por edhe për t'i përmirësuar disa gabime që i kemi bërë në ndeshjet e kaluara", përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat