Mevlan Zeka i lumtur për fitoren ndaj Dinamos: Kemi edhe 7 finale përpara

Futboll

Mevlan Zeka i lumtur për fitoren ndaj Dinamos: Kemi edhe 7 finale përpara

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 mars 2024 Në ora: 20:30
Mevlan Zeka

Nga sot ka ndryshuar kreu i renditjes në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi A.

Suhareka është lider i ri me 38 pikë, duke lënë pas Dinamon e Ferizajt me 37 sosh.

Përballja mes Dinamos së Ferizajt dhe Suharekës, i takoi mysafirëve në kuadër të javës së 20-të, duke fituar me rezultat 1:2.

Image

Tre pikë të mëdha për Suharekën, që ia përforcojnë gjithnjë e më shumë hapin drejt hyrjes në elitën e futbollit të Kosovës.

Astrit Berisha dhe Mevlan Zeka janë autorë të golave për fitoren e madhe në Ferizaj. 

Image

Zeka u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 82-të duke tronditur dinamovitët dhe solli tre pikë për Suharekën, që tani ka primatin në këtë rang të garave.

Zeka po dëshmon efikasitetin e tij, ka shënuar 14 gola deri me tash, 12 në kampionat e 2 në Kupën e Kosovës.

Suhareka është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës., e cika ka rival Ballkanin.

Mevlan Zeka shprehet i lumtur për fitoren në Ferizaj.

“Sot ishte fitore e madhe nga ana jonë, ndaj një kundërshtari që ka të njëjtat objektiva si ne. 

Por, duke filluar nga cilësia e skuadrës, organizimi i klubit dhe Shtabi teknik po e bëjmë një punë të jashtëzakonshme”, tha

Zeka për gazetën kom betarë “Bota sot”

A është Suhareka afër qëllimit, hyrjes në elitë?

“Ende herët është të flasim për Superligën pasi që kemi edhe 7 finale përpara dhe besoj që jemi rrugës së duhur”, ka përfunduar Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat