“Referim tendencioz kundër nesh”, Dinamo e Ferizajt fton edhe prokurorinë e shtetit

Futboll

“Referim tendencioz kundër nesh”, Dinamo e Ferizajt fton edhe prokurorinë e shtetit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja

FC Dinamo e Ferizajt ka reaguar pas humbjes së sotme në derbin ndaj Suharekës ’23, të vlefshëm për javën e 20-të në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.

Dinamo u mposht në shtëpi me rezultatin 1:2, me ç’rast e humbi edhe vendin e parë në renditje, që tani mbahet nga suharekasit.

Ferizajasit, përmes një reagimi të lëshuar në faqen e klubit, kanë akuzuar gjyqtarin, Ardit Halilaj, për ndikim direkt në rezultat duke përmendur disa raste diskutabile nga kjo ndeshje.

Image

Reagimi i Dinamos

Në reagim thuhet gjithashtu se “nuk është hera e parë që ka referim tendencioz kundër Dinamos”.

Klubi nga Ferizaj tani po shpreson që Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe organet kompetente të marrin masat e duhura, që sipas klubit në fjalë, duhet të merren “masa urgjente ndaj kësaj dukurie negative ku ka bazë edhe për prokurorinë e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat