Barcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me Messin

Futboll

Barcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me Messin

Më: 30 mars 2024 Në ora: 07:47
Estevao Willian

Barcelona tash e sa kohë e ka përcjellur progresin e Estevao Willian. Ai është një lojtar shumë i pëlqyer nga drejtuesit e klubit, veçanërisht nga drejtori sportiv Deco, njohuritë e të cilit për futbollin brazilian janë të mëdha.

Estevao, i cili ka marrë nofkën ‘Messinho’ për shkak të stilit të ngjashëm të lojës me ikonën Lionel Messi, ka folur hapur në të kaluarën për dëshirën që ka për tu bërë pjesë e blaugranasve.

Kjo dëshirë e lojtarit i jep një avantazh të madh Barcelonës për të mposhtur konkurrencën e klubeve tjera të mëdha evropiane si Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Barcelona mund të mos jetë në gjendje që të paguajë të gjitha paratë për Estevaon momentalisht, për shkak të situatës së vështirë financiare.

Mundo Deportivo ka raportuar se blaugranasit po bëjnë progres vazhdimisht drejt arritjes së një marrëveshje për sulmuesin 16-vjeçar.

Drejtuesit e klubit kanë biseduar me rrethin e lojtarët, ani pse problem mbeten negociatat me Palmeirasin për shkak të kërkesave të tyre të larta.

Estevao cilësohet gjerësisht si një ndër talentët më të ndritur të futbollit dhe do të ishte një marrëveshje brilante për Barcelonën nëse arrijnë ta nënshkruajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat