Atalanta turpëron Napolin e Amir Rrahmanit në 'Diego Armando Maradona'

Futboll

Atalanta turpëron Napolin e Amir Rrahmanit në 'Diego Armando Maradona'

Nga: K.Goca Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:22
Pamje nga ndeshja

Atalanta është një mace e zezë për skuadrat e forta. 

Kampioni në fuqi, Napoli, kokulur në stadiumin "Diego Armando Maradona" . 

Skuadra nga Bergamo ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Napolit të Amir Rrahmanit. 

Berat Gjimshiti, reprezentues i Shqipërisë, ka luajtur me sukses nga minuta e 67-të në radhët e Atalantës dukee triumfuar ndaj skuadrës së reprezentuesit të Kosovës. Golat i realizuan Miranchuk (26'), Scamaccas (45') e Koopmeiners (88’).

Atalanta ka përforcuar vendin e gjashtë me 50 pikë dhe ka pesë më shumë se Napoli që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat