Rabiot e Nonge tërbojnë tifozët

Futboll

Rabiot e Nonge tërbojnë tifozët

Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:13
Rabiot e Nonge

Kamerat i kanë kapur teksa, pas përfundimit të ndeshjes, flasin mes tyre dhe qeshin.

Një gjest normal, nëse nuk do të ishte për faktin se ka ardhur pas një humbje djegëse.

Tifozët e Juventus-it kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas pamjeve të Rabiot dhe Ngonge duke folur dhe qeshur duke shkuar drejt dhomës së zhveshjes pas humbjes së pësuar kundër Lazio-s.

Rabiot është ai që është sulmuar më shumë: “Është një nga kapitenët, – lexohet në X, – dhe disa sjellje të caktuara nuk mund të tolerohen”.

Shumë, pas fjalëve të Szczesny në lidhje me presionin, mendojnë se grupi “nuk është më i bashkuar”.

Sipas tifozëve të Juventus-it, akoma para Allegri-t dhe problemeve teknike, ka qenë grupi një nga arsyet e paraqitjeve negative në pjesën e dytë të sezonit të bardhezinjve:

“Nuk iu intereson asgjë dhe në fushë shihet”, një nga akuzat më të rënda që u janë bërë lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat