Beqiri: Është një fitore për qetësi

Futboll

Beqiri: Është një fitore për qetësi

Nga: K.G. Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:46
Jeton Beqiri

Shefi i shtabit profesional të Shkëndjës, Jeton Beqiri është shprehur i kënaqur me fitoren (4:1) e skuadrës së tij ndaj Bregallnicës, me të cilën mbeten fuqishëm në garë për titull

Normalisht jam i kënaqur pas rezultateve negative që patëm, tri barazime radhazi që ishin sikur humbje për ne.

Siç pritej kishim presion psikologjik, kështu që jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë, shënuam dy gola dhe më pas në pjesën e dytë pasi kaluam në epërsi me 3:0, pati vetëkënaqësi në skuadër, gjë që me të vërtetë nuk duhet që na të ndodh neve.

Por ne do të flasim, do të analizojmë me futbollistët që herën tjetër të mos kemi gabime të ngjashme” – thotë Beqiri.
“Besoj se na duhej kjo lloj fitoreje, një fitore bindëse me një lojë të mirë.

Është një fitore që do të na japë qetësi gjatë javës dhe do të mundohemi që në ndeshjen e radhës të bëjmë maksimumin dhe me një paraqitje të mirë të arrijmë një tjetër triumf”, - thekson Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat