Fati i belgut

Futboll

Fati i belgut

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:39
Romelo Lukaku

Pavarësisht se nuk është në formën e tij më të mirë, Roma dëshiron që ta mbajë në skuadër Romelo Lukaku-n dhe po përpiqet që të arrijnë një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi belg tashmë i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin e Italisë.

Nëse “Blutë” e Londrës do të kënaqeshin me një tjetër huazim.

Atëherë hipoteza e qëndrimit të Lukaku-t te “verdhekuqtë” do qëndronte, përndryshe nëse londinezët do të donin të fitonin para dhe ta shisnin lojtarin për një shumë prej rreth 43 milionë euro, atëherë me shumë mundësi belgu do ta shihte veten larg Roma-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat