Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk do të merrem me golin dhe penalltinë e anuluar

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk do të merrem me golin dhe penalltinë e anuluar

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:08
Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, beson se skuadra e tij do të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës. 

Në gjysmëfinalen e parë, të mërkurën, Prishtina e Drita luajtën pa gola. Ndeshja e dytë është në Gjilan.

“Ne llogaritim në çdo lojtar që është duke stërvitur me ekipin e parë. Të gjithë që kanë luajtur sot e kanë merituar plotësisht.

Sa i takon ndeshjes, nuk do të merrem me golin e anuluar e penalltinë e anuluar. I kemi edhe 90 minuta, do të japim maksimumin tonë që të shkojmë në finale.

Kishim përkrahjen e tifozëve, që janë lojtari i 12-të. Presim që t’i kemi përkrah edhe në ndeshjen në udhëtim”, ka thënë Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat