Maqedonia U19 e Astrit Merkos demoloi Moldavinë

Futboll

Maqedonia U19 e Astrit Merkos demoloi Moldavinë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:51
Maqedonia

Maqedonia deri 19-vjeç regjistroi fitoren e parë në kuadër të turneut kualifikues të raundit të dytë të Ligës B, që po mbahet në Moldavi.

Në ndeshjen hapëse të turneut, të përzgjedhurat e seleksionuesit, Astrit Merko regjistruan një fitore të sigurtë dhe shumë bindëse ndaj nikoqireve, reprezentacionit të Moldavisë, me rezultatin 4:0.

Maqedonia zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë në fund arriti fitore bindëse, duke e mbiluajtur kundërshtarin në tërësi në ndeshjen e sotme.

Biljana Paneska në minutën e 18-të kaloi në epërsi përfaqësuesen e moshave të reja të Maqedonisë, duke shënuar për 1:0, derisa Katerina Petkovska në minutën e 35-të u regjistrua në listën e golashënueseve dhe ngriti epërsinë në 2:0.

Në vazhdim futbollistet e përzgjedhura të Astrik MERKOS, shënuan edhe dy gola të tjerë në rrjetën e kundërshtarit, edhe atë me anë të Eva Andonova në minutën e 73-të dhe 81-të, të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat