Ferdinand tregon si e “talli” Busquets në finalen e vitit 2011

Futboll

Ferdinand tregon si e “talli” Busquets në finalen e vitit 2011

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:44
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi dhe legjenda e Manchester United, duke folur në podcastin e “Sky Bet Stick to Football”, zbuloi diçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2011, të cilën “Djajtë e Kuq” e humbën 3-1 kundër Barcelonës yjore të asaj kohe.

Anglezi sqaroi se kishte një mosmarrëveshje me Sergio Busquets, mesfushorin katalanas që në atë kohë ishte ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe më gjerë: “Nuk jam ndier kurrë kaq i turpëruar. Mbaj mend që e mora topin në një duel me të, në një përplasje.

Ishte pak para përfundimit të ndeshjes dhe ata padyshim tashmë po fitonin. Unë e mora topin dhe arbitri i fryu bilbilit.

Ai u kthye nga unë dhe më tha: Ti dhe Vidic, ‘boom’, ‘boom’, ‘boom’. Si për të thënë: Ti dhe Vidiç luani vetëm top të gjatë, top të gjatë dhe top të gjatë.

Në finalet e humbura (2009 dhe 2011) ne luajtëm me presion shumë të lartë. Loja jonë në atë moment ndoshta nuk ishte e njëjtë kundër emrave të mëdhenj në Evropë”.

Ferdinand përfundoi: “Në një bisedë me Giggs, Scholes dhe Rooney i thamë njëri-tjetrit: Le ta lëmë këtë fushë, dreqin, është turp”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat