Pioli mund të konfirmohet në stolin e Milanit

Futboll

Pioli mund të konfirmohet në stolin e Milanit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:41
Stefano Pioli

Në fund të ndeshjes së fituar me Fiorentinën, Stefano Pioli kujtoi se ndihej mirë te kuqezinjtë dhe se “Milani nuk lihet”.

Trajneri, i cili me 230 pankina ka kaluar në renditje Arrigo Sakin, dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te “Djalli” dhe për “Tuttosport” shanset për konfirmimin e tij duket se janë më të forta se disa muaj më parë, por deri kur?

Pioli ende nuk ka siguri, deri më sot, se ai do të jetë ende trajner i Milanit në sezonin 2024-2025. Jeta e trajnerëve varet nga rezultatet.

Sipas të përditshmes torineze’, megjithatë është e pamohueshme që klubi kuqezi aktualisht po mendon të ecë përpara me të. Puna e tij, nga viti 2019 e deri më sot, është vlerësuar shumë, plus ka lidhje të e fortë me drejtuesit dhe marrëdhënie solide me lojtarët.

FIRMA VJEN ME EUROPËN – Prandaj, Milani dhe Pioli duhet të ecin përpara së bashku, ndonëse duke lënë një hapësirë të lidhur me ndeshjen e dyfishtë në Ligën e Europës kundër Romës. Klubi milanez, në fakt, dëshiron të konfirmojë trajnerin thjesht deri në skadimin natyral të kontratës së tij, të caktuar për 30 qershor 2025. Tema e rinovimit, për momentin, nuk është në rendin e ditës.

Nëse konfirmohet, Pioli do të nisë vitin e ri me skadimin e kontratës. Një anomali në Itali, por edhe një aspekt jo dhe aq primar për një pronar amerikan si “Elliott”. Megjithatë, Europa mund të bëhet faktor në këtë histori. Fitimi i trofeut, të cilin Milani nuk ka arritur ta pushtojë asnjëherë edhe kur quhej Kupa UEFA, apo edhe arritja në finale, mund t’i sjellë Piolit rinovimin e kontratës me Milanin edhe për disa vite. Kështu që mund të punojë me qetësi më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat