Beteja ligjore e Ronaldos me Juventusin në fazën e fundit

Futboll

Beteja ligjore e Ronaldos me Juventusin në fazën e fundit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 22:55
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo tani ka hyrë në fazën përfundimtare të betejës së tij ligjore me Juventusin, në lidhje me 19.5 milionë euro paga të dyshuara si të papaguara.

Ylli portugez ka qenë në një mosmarrëveshje ligjore me “Bianconerët”, që nga shtatori i vitit të kaluar, pasi kërkoi nga avokatët e tij të bënin veprime ligjore kundër klubit italian në lidhje me rreth 19.5 milionë euro paga, që dyshohet se janë të papaguara ndaj tij.

Këto paga datojnë që nga “manovra e pagave” të Juventusit në vitin 2020, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Kur Ronaldo u largua nga Torino për në Manchester United, në gusht të vitit 2021, pjesë e largimit të tij të rënë dakord ishte një dokument i nënshkruar që konfirmonte se “Zonja e Vjetër” nuk i kishte borxh asgjë, sipas raportimeve nga mediat italiane.

Gjithsesi, kjo çështë ende nuk është mbyllur përfundimisht.

Sipas “Tuttosport”, Ronaldo dhe avokatët e tij e kanë çuar çështjen në Panelin e Arbitrazhit dhe janë në pritje të një përgjigjeje.

Një vendim thuhet se do të merret në fillim të javës së ardhshme, ose më së voni deri më 22 prill.

Vlen të theksohet se Juventusi gjithmonë është shprehur se pretendimet e 39-vjeçarit janë të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat