Përplasje mes tifozëve

Futboll

Përplasje mes tifozëve

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:33
Tifozët

Me derbin e kryeqytetit italian që tashmë është vetëm disa orë larg, në Romë janë ndjerë edhe tensionet e para.

Sipas raportimeve të medieve italiane rreth orën 9:30 pranë stadiumit “Olimpico” ka pasur përplasje mes një grupi prej rreth 200 tifozësh të Lazio-s me 100 mbështetës të Roma-s.

Policia ka ndërhyrë për të ndarë dy grupet, duke përdorur edhe gaz lotsjellës. Një tifoz i Romës është arrestuar.

Nga pamjet tashmë po ekzaminohet për të identifikuar se kush mori pjesë në trazira. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar helmeta dhe kaçavida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat