Ambasadori francez mezi pret ta shohë Kosovën në fushën e rinovuar të “Fadil Vokrrit”

Futboll

Ambasadori francez mezi pret ta shohë Kosovën në fushën e rinovuar të “Fadil Vokrrit”

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:19
Në këtë stadium i zhvillon ndeshjet edhe kombëtarja e Kosovës

Ditë më parë ka nisur rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Në këtë stadium i zhvillon ndeshjet edhe kombëtarja e Kosovës, për çka ka shkruar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, i cili postoi një fotografi nga punimet që po zhvillohen në stadium.

“Mezi pres ta shikoj kombëtaren e Kosovës duke luajtur në një fushë të rinovuar. #Prishtina #Fadil Vokrri”, ka shkruar Guerot.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në shkurt të këtij viti pati bërë të ditur se rinovimi i fushës në “Fadil Vokrri” do t’i kushtojë shtetit 1.3 milion euro.

Çeku pati shkruar se rindërtimi i fushës do të bëhet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat