Ramadani titullar në “San Siro”

Futboll

Ramadani titullar në “San Siro”

Më: 6 prill 2024 Në ora: 14:54
Pamje nga një ndeshje

Milani pret Leccen në “San Siro” me synimin për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve pozitive dhe formës së mirë të periudhës së fundit.

Kuqezinjtë kanë forcuar pozitat në vendin e dytë, ndërkohë që numërojnë katër fitore radhazi në kampionati. Dhe gjashtë në total + Europa League.

Stefano Pioli ka konfirmuar Samuel Chukwuezen titullar, me nigerianin që bëri mjaft mirë në Firence kundër Fiorentinës.

Në krahun tjetër, Ylber Ramadani do e nisë si gjithmonë nga minuta e parë në mesfushë. Në pankinë qëndron Medon Berisha, mesfushori tjetër shqiptar i Lecces.

Kastrioti Dermaku vazhdon të jetë i dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat