Një karton i kuq! Pa gola në pjesën e parë në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Futboll

Një karton i kuq! Pa gola në pjesën e parë në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:49
Pamje nga një ndeshje

Ballafaqimi mes Malishevës dhe Dukagjinit ka përfunduar baras (0:0) në 45 minutat e parë.

Në minutën e 41-të, Xhaka është përjashtuar me karton të kuq pas dy verdhëve.

Pas një ndërhyrje të ashpër, gjyqtari e ndëshkoi me të kuq.

Malisheva synon tre pikë që të ruajë hapin për titullin e kampionit. ndërsa Dukagjini që të jetë sa më larg zonës së rrezikut.

Përballja mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës pa gola në pjesën e parë.

Mysafirët kërkojnë pikët e plota, ta zënë trenin e fundit për mbijetesë, ndërsa Gjilani që të ikë sa më larg pozitës që shpie një rang më poshtë të garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat