Shkëndija në Gjorgje Petrov

Futboll

Shkëndija në Gjorgje Petrov

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:40
Shkëndija

Shkëndija në transfertën në Shkup nisin serinë e katër dueleve të rëndësishme në muajin prill, në të cilat pretendojmë fitore për tu afruar me pozitën e parë.

"Shkëndija kërkon tre nga tre në duelet me Makedonija Gjorçe Petrovin në këtë edicion.

Pasi i kemi mundur dy herë (në Tetovë në vjeshtë dhe herën e fundit në pranverë në Shkup) nga 1:0, nesër shkojmë në këtë transfertë me ambicie për tjetër triumf.

Kuqezinjtë kanë punuar gjithë javën me atmosferë pozitive, pasi fundjavën e shkuar ndoshta me paraqitjen më të mirë të këtij sezoni fituam 4:1 Bregallnicën dhe tani ekipi kërkon të bartë apo vazhdojë atë performansë edhe në duelin me Makedonija Gj.P.. 

Shkupjanët fundjavën e shkuar sollën befasi të madhe me fitoren 4:1 në fushë të Gostivarit që nuk njihte humbje për shumë xhiro të njëpasnjëshme, derisa në mesjavë u mundën 2:0 nga Voska Sport në Ohër në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës. Problemet vazhdojnë për Makedonija Gj.P. në këtë kampionat ku duket se deri në fund do të luftojnë për mbijetesë dhe momentalisht bashkë me Bregallnicën e vendit të fundit, duken ekipi më i rezikuar. Me 24 pikë në 25 ndeshje, Makedonija Gj.P. renditet e parafundit në tabelë.  

Skuadra

Mbrojtësi 18 vjeçar Anes Meliqi kthehet, pasi qëndroi jashtë për arsye pezullimi shkaku i kartonit të kuq nga dueli me Vardarin. Kamer Qaka humbi ndeshjen e shkuar për shkak të shqetësimeve me tetivën e këmbës dhe sërish mbetet në dyshim edhe pse gjendja e tij është përmirësuar, mirërpo stafi teknik në konsultim me ekipin mjekësor kanë vendosur mos të rezikojnë me aktivizimin e tij. 

Ndeshja Makedonija Gj.P.-Shkëndija është caktuar të luhet të dielën në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Radio Televizionin e Maqedonisë",
njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat