Giroud: E ardhmja? Krenar që jam milanist

Futboll

Giroud: E ardhmja? Krenar që jam milanist

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:01
Giroud

Oliver Giroud shënoi një nga golat në fitoren 3-0 të Milanit përballë Lecces, suksesi i pestë radhazi në kampionat për kuqezinjtë.

Sulmuesi francez, autor i 13 golave sezonalë në Serie A, foli pas ndeshjes rreth së ardhmes së tij, që pritet të jetë MLS-ja amerikane.

“Milani më i mirë i sezonit? Po, e ndjej. E donim me çdo kusht fitoren e pestë radhazi. Sot luajtëm shumë mirë.

E dinim që Lecce nuk pësonte prej dy ndeshjesh, por ne treguam dëshirë për të shënuar gola dhe për të qenë efektivë përpara portës.

Skuadra ndodhet mirë mendërisht dhe fizikisht. Jemi të fokusuar në realizimin e objektivave. Që janë vendi i dytë dhe Europa League.

E ardhmja? Nuk dua të flas për të ardhmen time.

Sot jam milanist, jam shumë krenar që luaj për këtë klub dhe dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tani kemi Romën dhe ndeshje të tjera të rëndësishme”, deklaroi 37-vjeçari francez.

Milani rikthehet në fushë të enjten e ardhshme, në çerekfinalen e parë të Europa Leagu përballë Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat