Shkëndija shumë e fortë për maqedonasit, fitojnë 10:0

Futboll

Shkëndija shumë e fortë për maqedonasit, fitojnë 10:0

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:30
Pamje nga ndeshja

Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës e kanë deklasuar SSK Nova me rezultat 10:0 (5:0, pjesa e parë).

Të zgjedhurit e trajnerit Erkan Murseli u treguan të pamëshirshëm ndaj rivalit të tyre, duke ia mbushur portën deri në “fyt”,.

Haraçinasit demonstruan fuqi kundër ekpit mysafir, e cila ndeshje ishte si një stërvitje e lehtë.

Shkëndija në të dyja pjesët i shënoi nga 5 gola edhe ate: Erkan Shaip (2), Metin Qerimi (1), Jasir Beqiri (2), Artan Çilafi (1), Artan Azemi (2), Muaz Salihu (1) dhe Emir Aliu (1), , shkruan Open-TV.

Pas kësaj fitore të thellë, Shkëndija sërish ngjitet e para në tabel me 48 pikë, dy më shumë se GFK Kumanovo,  e cila ka një ndeshje më pak-derbin me FK BvK në Konjare të Mesme të Shkupit, të dielën, ora 15-30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat