Arnautoviç nuk bind drejtuesit e Interit

Futboll

Arnautoviç nuk bind drejtuesit e Interit

Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:58
Marko Arnautoviç

Marko Arnautoviç mund t’i japë fund aventurës me Interin më përpara nga sa e kishte menduar.

Sulmuesi austriak i transferuar nga Bolonja për të zëvendësuar Edin Xhekon ose Lukakun nuk ia ka dalë të bëjë asnjërin prej tyre.

Dëmtimet e shumta e kanë penguar që të japë një kontribut të rëndësishëm për formacionin e Inzagit, i cili kërkon nga klubi një lojtar më të ri në moshë dhe një sulmues që mund ta përdorë për skema të ndryshme në repartin e avancuar.

Arnautoviç është disi i vjetër në stilin e lojës dhe nuk jep lëvizshmëri për repartin. Kjo do të thotë se në merkaton e verës rrugët e Interit me të do të ndahen, pavarësisht se zikaltrit e kanë për detyrë ta blejnë kartonin nga Bolonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat