Gabimet e fundit

Futboll

Gabimet e fundit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:17
Carlo Ancelotti

Trajneri  i “Galaktikëve”, të Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur fillimisht për formën aktuale, të kundërshtarëve të tij, për të tretin sezon radhasi, “qytetarët” e Man. Sitit, ku u shpreh se pavarësisht gabimeve në ndeshjet e fundit, Pep Guardiola di ta organizojë mirë mbrojtjen.

“Guardiola di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij. Gabimet e fundit në mbrojtje nuk do të ndikojnë tek ata. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, ne luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin për lojtarët akoma, kam vetëm një dyshim ”, u shpreh fillimisht tekniku spanjoll.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp, kreu i stolit të “Los Blankos” theksoi ndryshimet e skuadrës së tij edicionin e shkuar në Ligwn e Kampionwve dhe këtë sezon dhe u shpreh se vjet sulmi kishte si referencë vetëm një lojtarë, “veteranin” francez, Karim Benzema, ndërsa tani me Vinicius Junior, Rodrigo e Belingam ka mundësi alternimi.

“Ne kemi karakteristika të ndryshme në fazën e posedimit, vitin e kaluar luajtëm me një referencë në sulm, siç ishte Benzema, ndërsa këtë vit nuk e kemi më.

Tani në sulm kemi disa mundësi alternimi. Jam shumë i nervozuar përpara ndeshjes pasi, fitorja nuk është lumturi, është në fakt një lehtësim sepse vetëm ashtu ditët në vijim janë më të qeta”, deklaroi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat