Polemika për komentin racist ndaj Yamal

Futboll

Polemika për komentin racist ndaj Yamal

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:38
Lamine Yamal

Barcelona dhe PSG dhanë një mesazh të fortë kundër racizmit në mbështetje të 16-vjeçarit Lamine Yamal, viktimë e një komenti të papërshtatshëm nga ana e German Burgos, ish-asistent i Diego Simeones, i famshëm për temperamentin e tij dhe në të kaluarën, tanimë në rolin e analistit televiziv.

Pas ndeshjes në “Parc de Princes” rrjeti televiziv Movistar nuk mundi të intervistonte asnjë nga lojtarët.

Një vendim i fortë ky i të dy klubeve që protestuan në këtë mënyrë kundër komentit të Burgos. Ish-zëvendësi i Simeones në emisionin para sfidës teksa po komentonte lëvizjet e Yamal gjatë nxehjes u shpreh:

“Kujdes se futbolli është si jeta. Nëse nuk bën mirë, rrezikon të përfundojë në semafor”.

Një batutë diskriminuese që nuk u prit aspak mirë nga Barcelona, që vendosi të bojkotojë kanalin, veprim ky që u imitua për solidaritet edhe nga PSG, me Burgos që më pas u shpreh.

“Nuk doja të fyeja askënd, përkundrazi do të doja të kisha dhe unë cilësitë e Yamal. U tregova mendjelehtë, këto kohë  të duhettë bësh shumë kujdes që të mos keqkuptohesh”.

Në mbrëmjen e së mërkurës, ndërkohë u pa dhe një shembull i keq i tifozëve në sektorin e miqve, ku u panë nga tifozë të Barcelonës përshëndetje naziste, si dhe gjeste duke imituar majmunin që ju ishin drejtuar tifozëve parizienë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat