Merret vendimi i rëndësishëm, pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik edhe në Angli

Futboll

Merret vendimi i rëndësishëm, pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik edhe në Angli

Më: 11 prill 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

FAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit) ka një mision: të sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për të ndihmuar gjyqtarët të marrin vendimet më të mira, duke u përpjekur ta bëjnë lojën e futbollit gjithnjë e më moderne.

Kohët e fundit u fol për “kartonin blu”, i cili duhej të sanksiononte një lojtar për dhjetë minuta në rast të protestave apo ndërhyrjeve për të ndaluar një aksion që mund të përmbyllet me gol. Ideja u braktis menjëherë, ndryshe nga risia që do të shfaqet edhe në Angli nga sezoni i ardhshëm.

Sky Sports UK zbuloi se klubet e Premier League-s, në fund të takimit të sotëm, njëzëri ranë dakord për të implementuar pozicionin jashtë loje gjysmë-automatik, i cili tashmë ka kohë që përdoret në Champions League dhe Serie A.

Ky është një zbatim teknologjik që shërben për të reduktuar kohën e vendimmarrjes në lidhje me një pozicion të mundshëm jashtë loje: shpejtësi më të madhe, për një vlerësim prej afërsisht 20 sekondash në të cilin përcaktohet nëse është jashtë loje apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat