Wes Brown fitonte 60 mijë euro në javë

Futboll

Wes Brown fitonte 60 mijë euro në javë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Historia e Wes Brown është një roman horror. Nuk ka asnjë fund të lumtur në përrallën e ish-futbollistit të Manchester United, një prej mbrojtësve më të mirë në Angli, i cili nga fitimi i 60 mijë eurove në javë kaloi në dështim, në falimentim. Rrënimi financiar e tronditi thellësisht jetën e tij, duke përfshirë marrëdhënien me gruan, e cila shpërtheu dhe e çoi në divorc.

U shkatërrua, por: “Unë nuk jam lloji i personit që më vjen keq për veten dhe rri duke qarë. Thjesht do të vazhdoj të luftoj dhe të vazhdoj përpara”. Fjalia është vetëm një fragment i rrëfimit të pafiltruar, të bërë gjatë një podcast-i në të cilin “u zhvesh” dhe foli për përvojën e tij të hidhur. E bëri këtë me të njëjtën krenari si përballë sulmuesit më të ashpër në karrierë.

Immagine
Brown sot është 44 vjeç, tifozët e “Djajve të Kuq” e kujtojnë për karrierën e tij, e cila gjatë 15 viteve në “Old Trafford” e pa të fitonte 5 tituj të Premier League dhe 2 tituj të Champions League. Sunderland, Blackburn dhe India ishin “aventurat” e tij të fundit përpara se të tërhiqej nga futbolli më 2018.

Që atëherë ka qenë si të hipte në një slitë, derisa u rrëzua pas një zbritjeje tjetër të guximshme. Një vit më parë, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Mbretërisë së Bashkuar e shpalli atë të falimentuar. Kështu filloi reaksioni zinxhir që e tërhoqi zvarrë në një vorbull, duke çuar në kolapsin e tij dhe ndarjen nga ish-gruaja, Leanne, 47 vjeçe, një fytyrë e njohur televizive.

Immagine
“Njerëzit mendojnë se ju keni një jetë të pasur, vetëm sepse burri juaj është futbollist, – tha gruaja në një intervistë, – por njerëzit nuk e kanë idenë se ku shkojnë ato para”.

Ku shkuan paratë e fituara nga Brown? A i shpërdoroi për të mbajtur një standard shumë të lartë jetese, përtej mundësive të tij? “Jo”, – siguron ish-qendërmbrojtësi i Manchester United. Nëse e gjen veten në këtë situatë, kjo nuk është për shkak se nuk ishte në gjendje t’iu rezistonte tundimeve dhe teprimeve. Arsyeja e vërtetë është një tjetër.

Investimet e këqija në biznese (përfshi edhe pronat e paluajtshme), të cilat rezultuan jofitimprurëse dhe i sollën vetëm probleme (si dhe borxhe) i thanë pak nga pak burimet e ish-lojtarit të “Tre Luanëve”.

Ai ra në duar të gabuara: “Nuk kisha rreth meje njerëzit e duhur që dinin të më këshillonin. Kur fiton shumë para, të duhen këshilltarë të zotë, por unë nuk i kisha”.

Një histori rrëqethëse dhe shumë e zakonshme. Brown nuk përmendi asnjë emër, por gazetarit që e intervistoi dhe e pyeti nëse edhe kolegët e tjerë janë gjetur në të njëjtën situatë, ai pranoi se janë të shumtë: “Unë nuk do ta zbuloj identitetin e tyre, por mund të them se ka një gjë shumë të zakonshme për të gjithë: kur je i ri nuk ke perceptimin e saktë të asaj që ndodh rreth teje.

Dhe mendon se shumë njerëz veprojnë për të mirën tënde. Në realitet nuk është kështu, por nuk e kupton, sepse në fund të fundit jeta jote është vetëm të luash futboll. Tani nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të vazhdoj dhe të mos dorëzohem. Të tjerët ishin me fat dhe arritën ta shpëtonin veten disi. Unë nuk munda”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat