Lopetegui te Milani?

Futboll

Lopetegui te Milani?

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:42
Julen Lopetegui

Julen Lopetegui dhe Milan, një “flirtim” i ndodhur, histori e disa muajve më parë. Në fillim të shkurtit, thashethemet mbi interesimin e drejtuesve kuqezinj për trajnerin spanjoll erdhën direkt nga Spanja, pa u shndërruar në fakt në një lajm të vërtetë në javët në vijim.

Tani, ja ku jemi përsëri. Lopetegui është gjithmonë aty, në orbitën e Milanit. Një emër i fortë për sezonin e ardhshëm në rast ndarjeje nga Stefano Pioli. Një emër i rilançuar nga edicioni i sotëm i “Corriere dello Sport”, sipas të cilit, në të vërtetë, ish-trajneri i Seville dhe Wolverhampton do të ishte në “pole position” nëse “Djalli” vendos të ndryshojë drejtimin teknik.

Tashmë, zërat në këtë drejtim kanë diçka të re: Milani dhe Lopetegui u takuan. Jo një herë, por dy herë. Duke “flirtuar”, në pritje të evoluimit të situatës. “Çdo ditë që kalon, – shkruan gazeta e sipërcituar, – trajneri i titullit të 19-të kuqezi, është gjithmonë e pak më i largët nga Milanello. Dhe klubi, si një grua që e do shumë burrin e saj, nuk e ndjen më rrahjen e zemrës, po shikon përreth.

Emri është Julen Lopetegui. Nuk janë vetëm fjalë, ka diçka konkrete. Milani është takuar nja dy herë me trajnerin spanjoll. Edhe pse për momentin nuk ka asnjë propozim real në tavolinë, është e qartë se flitet për diçka që zien nën rrogoz…”

Për më tepër, Pioli nuk është i sigurt se do të vazhdojë te Milani sezonin e ardhshëm. Thashethemet pasojnë njëra-tjetrën, rezultatet shkuan nga të mira në të shkëlqyera, duke filluar nga marsi, por eliminimi i mundshëm nga “Europa League”, një skenar konkret pas humbjes 1-0 ndaj Romës, në ndeshjen e parë çerekfinale, do të rihapte çdo debat.

Pastaj, sigurisht, është më mirë të mos pyesni të interesuarin për të ardhmen e tij. Çdo herë ai do të përgjigjet paksa i mërzitur, siç është e drejtë për dikë që luan për një vend të dytë dhe një gjysmëfinale evropiane. “A qëndroj në rast fitoreje të ‘Europa League’? Nuk e di përgjigjen”, – iu tha ai gazetarëve një muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat