Për një Zvicër me sa më shumë Shaqira e Xhaka

Futboll

Për një Zvicër me sa më shumë Shaqira e Xhaka

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:08
Nefail Maliqi

Në vitin 1800, planeti ynë kishte gati një miliardë banorë, aq sa Kina sot.

Që nga viti i kaluar, kjo shifër zyrtarisht është mbi 8 miliardë. Në Evropë rritja e popullsisë është në rënie, ndërsa në Zvicër po rritet! 

Në Gjenevë dhe Bernë, sipas një shkrimi nga gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, disa liderë apo politikanë zviceranë shpesh pretendojnë se janë krenarë për të huajt, për këtë diversitet multikulturor që jep një imazh të mirë jo vetëm të Gjenevës në nivel ndërkombëtar, por edhe në të gjithë Zvicrën.

Rreth 66,000 ukrainas janë të regjistruar në Zvicër, të cilët u larguan nga Ukraina pas pushtimit rus. Para ukrainasve kemi edhe kosovarët të cilët kanë qenë edhe viktima të deportimit para dhe gjatë luftës së Kosovës nga regjimi serb. Zvicra hapi dyert e saj për të mirëpritur rreth 60,000 nga Kosova dhe aktualisht ka rreth 300,000 shqiptarë.

Për një Zvicër me Shaqirin e ardhshëm!

“Pra, pse do të kishte frikë Zvicra nga një rritje e popullsisë prej rreth 10 milionë? Pas dy dekadash ky vend do të ketë shumë “Xhaka” dhe “Shaqira”. Krenaria apo shqetësimi? Ne ju lëmë të zgjidhni”, ka shkruar redaktori Nefail Maliqi, transmeton mes të tjera gazeta zvicerane “Tribune de Gèneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat