Tirana fiton mes polemikave, proteston Kukësi!

Futboll

Tirana fiton mes polemikave, proteston Kukësi!

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:33
Pamje nga ndeshja

Tirana fiton mes polemikave përballë Kukësit. Bardheblutë triumfuan 1-0 kundër Kukësit të vendit të fundit, falë golit të Kristal Abazajt në minutën e 88′.

Pa fat skuadra verilindore, që goditi dy herë traversën me Beshirajn dhe Adetolën, ndërkohë që ekipit të Bledar Devollit iu mohua edhe një penallti në kontaktin Deliu-Salami.

Penalltia e mohuar e Kukësit

Kryesori Olsid Ferataj pa në VAR rastin, por i befasoi të gjithë me vendimin e tij duke mos akorduar penallti për ekipin mik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat