Çalhanoglu: Titulli në derbi do të ishte çmenduri

Futboll

Çalhanoglu: Titulli në derbi do të ishte çmenduri

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:17
Çalhanoglu

N ë rast se Interi do të shpallet zyrtarisht kampion i Italisë në derbi, sigurisht që telekamerat do të kërkojnë më shumë se kurrë një personazh: Hakan Çalhanoglu. Ish-mesfushori i Milanit tradhtoi kuqezinjtë për të veshur fanellën zikaltër. Dhe si për ironi të fatit, një sezon më vonë titullin e fituan kuqezinjtë, duke tallur turkun gjatë festimeve.

Por tani ai mund të festojë përpara fytyrës së milanistëve, por premton se nuk do t’i kalojë limitet dhe se do të jetë korrekt.

Në një reagim për “CBS Sports Golazo”, Çalha thotë se fitorja në derbi do të ishte çmenduri. “Nëse Interi do ta fitojë titullin kampion në derbi do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe një çmenduri e vërtetë.

Por do të jetë një ndeshje e vështirë. Shpresoj që të jetë e bukur dhe korrekte mbi të gjitha.

Sigurisht që edhe festimet duhet të jenë të qeta, sepse kujtoj mënyrën se si festuan kuqezinjtë në të shkuarën dhe unë dua të jem shumë herë më i qetë”, tha fillimisht autori i 10 golave në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat