Ndryshon rregullorja e Kupës FA në Angli

Futboll

Ndryshon rregullorja e Kupës FA në Angli

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Nuk do të ketë më përsëritje të ndeshjeve që dalin barazim në Kupën FA në Angli. Me startin e edicionit të ri të Kupës FA nuk do të ketë riluajtje të ndeshjeve që mbarojnë barazim që nga turi i parë e tutje në sezonin 2024-2025.

Të gjitha turet e “Emirates FA Cup” do të luhen gjithashtu në fundjavë, duke përfshirë edhe turin e pestë që është luajtur në mesjavë për pesë sezonet e fundit.

Ndryshimet vijnë si pjesë e një marrëveshjeje të re gjashtëvjeçare midis Federatës së Futbollit (FA) dhe Premier League.

Premier League ka hequr gjithashtu nga kalendari pushimin e saj në mes të sezonit. Ndeshjet do të fillojnë në mes të gushtit pas një pushimi veror tre-javor të njëpasnjëshëm në vend të një periudhe më të shkurtër pushimi në dimër, me vendimin që vjen nga "këshillat e ekspertëve nga departamentet mjekësore dhe teknike".

Edhe finalja e FA Cup është zhvendosur në fundjavën e parafundit të sezonit të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat