Derbi i Evropës, statistikat e sfidës Bayern-Real

Futboll

Derbi i Evropës, statistikat e sfidës Bayern-Real

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Bayern Munich dhe Real Madrid do të ndeshen në gjysmëfinalet e Ligws sw Kampionwve në atë që mund të quhet pa mëdyshje si derbi i Evropës.

Është çifti më i shpeshtë në garwn kryesore evropian, përfshirë edhe formatin e vjetër si Kupa e Kampioneve, me plot 26 ndeshje midis tyre e me një ekuilibër thuajse perfekt.

12 ndeshje i ka fituar Real Madrid, 11 Bayern, dhe tre kanë dalë barazim, me 41 gola për spanjollët e 39 për gjermanët. Real është klubi që e ka fituar 14 herë Kupën e Kampioneve/Liga e Kampionwve, më tepër se kushdo, ndërsa Bayern 6, i barabartë me Liverpul dhe një më pak se Milan.

Madrilenët dhe bavarezët zënë dy vendet e para pothuajse në çdo klasifikim të garës evropiane, me ndeshje të luajtura, fitore të arritura apo gola të shënuar, si dhe finale e gjysmëfinale të luajtura.

Historia midis tyre nis në gjysmëfinalet e sezonit 1975-76, kur Bayern eliminonte 6 herë kampionët e Evropës drejt rrugës për trofeun e tretë. Për herë të fundit janë ndeshur në gjysmëfinale më 2018, kur Real kalonte më tej pas fitores 2-1 në Munich dhe barazimit 2-2 në Madrid.

Deri tani, Real e ka eliminuar 7 herë Bayernin, ndërsa gjermanët kanë kaluar më tej 5 herë. Dy herë janë ndeshur në fazën e dytë të grupeve, më 1999-2000, kur Bayern i fitonte të dyja ndeshjet, por më pas Real triumfoi në gjysmëfinale e më tej edhe në finalen kundër Leverkusenit me golin fantastik të shënuar nga Zinedine Zidane.

Në gjysmëfinale janë ndeshur në shtatë sezone dhe katër herë në finale ka shkuar Bayern. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat