Seleksionimi i FSHF-së me futbollistët e rinj në SHBA e Kanada

Futboll

Seleksionimi i FSHF-së me futbollistët e rinj në SHBA e Kanada

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:23
Pamje nga një ndeshje

FSHF do të organizojë një seleksionim në datat 18 dhe 19 maj 2024 me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimi do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jetë i fokusuar te lojtarët e vitlindjeve 2009-2010-2011, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.

I pranishëm në këtë seleksionim do të jetë edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili përveç përzgjedhjes së talenteve të rinj, do të shikojë nga afër edhe ecurinë e lojtarëve që spikatën në seleksionimin e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.

Departamenti i ekipeve Kombëtare më datë 19 maj do të organizojë edhe një ndeshje miqësore me lojtarët e vitlindjes 2007-2008 që kanë spikatur në seleksionimin e kaluar.

FSHF u bën thirrje edhe njëherë të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience pasi shumë shpejt do të mbyllen regjistrimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat