Pogba i futet botës së filmit

Futboll

Pogba i futet botës së filmit

Më: 5 maj 2024 Në ora: 22:21
Paul Pogba

Paul Pogba do të shfaqet në një film francez të regjisorit Fabien Onteniente, duke luajtur rolin e edukatorit për futbollistët e rinj.

“Le Parisien” ka raportuar se mesfushori i suspenduar i Juventusit së shpejti do të shfaqet në një film francez të quajtur “4 Zeros”,.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ishte në Rueil-Malmaison, në periferinë perëndimore të Parisit, në fillim të kësaj jave për të xhiruar disa skena.

Pogba thuhet se është zgjedhur për të luajtur rolin e edukatorit të futbollistëve të rinj dhe ka impresionuar ekipin me spontanitetin e tij.

“Ai i mahniti të gjithë me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Ai e vlerësoi dukshëm përvojën dhe tha se ishte gati, pse jo, ta riprodhonte më tej”, tha një anëtar i ekipit për “Le Parisien”.

Filmi do të dalë në prill të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se shkurtin e kaluar, gjykata italiane anti-doping e suspendon Pogban për katër vjet, pasi francezi kishte dështuar në një test dopingu në gusht të vitit 2023. Ish-mesfushori i Manchester United tha se  do të apelonte vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat