Kaos në ndeshjen e futbollit, të paktën 155 policë u lënduan 

Futboll

Kaos në ndeshjen e futbollit, të paktën 155 policë u lënduan 

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:38
Pamje

Të paktën 155 policë u lënduan në trazirat që ndodhën në ndeshjen e ligës së katërt gjermane mes Dinamo Berlin dhe Energi Cottbus.

Në një deklaratë, policia e Berlinit saktësoi se 43 policë të qytetit dhe 73 policë federalë u lënduan si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës të hedhur nga policia për të ndaluar trazirat.

28 oficerë të policisë federale kanë mbetur të lënduar fizikisht dhe 11 prej tyre kanë marrë plagë nga mjetet piroteknike.

Gazeta “Bild” bën të ditur se janë arrestuar 74 tifozë, ndërsa ndaj 62 janë ngritur kallëzim penal për “prishje të qetësisë, sulme fizike ndaj forcave të rendit dhe rezistencë ndaj arrestimit”.

Në njoftim thuhet se tifozët kanë qëlluar me mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë dhe gardianëve që ndodheshin në afërsi të fushës, më pas në tribunë kanë hyrë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe kanë tentuar të arrestojnë tifozët.

Energi Cottbus fitoi 2:0, dhe përplasjet mes tifozëve vazhduan edhe pas ndeshjes, shkruan ‘Bild’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat