Martinez tregon sekretin me mesfushorin shqiptar

Futboll

Martinez tregon sekretin me mesfushorin shqiptar

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:59
Martinez e Asllani

Martinez ka folur në mediat italiane sa i përket rëndësisë që ai ka te Interi dhe ndihmës që jep për shokët e ekipit.

Lautaro ka prekur shembullin e Kristjan Asllanit, për të treguar ndryshimin në performancë të shqiptarit.

“Në fillim të sezonit fola hapur me Asllanin që e pashë pak më poshtë.

Ai kishte nevojë për një tronditje, por tani është rritur shumë sepse ka gjithçka në aftësi për të shkuar larg.

Duhej të bënte një lojë më të mirë për të ardhmen e Interit. Asllani nuk më foli për një kohë, por më pas e kuptoi dhe erdhi për të më falënderuar”, tha Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat