Shaqiri: Të gjithë e dijnë se goli im ishte më i bukuri, finalen e KE e pash nga Shqipëria

Futboll

Shaqiri: Të gjithë e dijnë se goli im ishte më i bukuri, finalen e KE e pash nga Shqipëria

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 12:48
Xherdan Shaqiri

Blick ka intervistuar lojtarin në formën më të mirë, Xherdanin Shaqirin, pas golit spektakular kundër Polonisë. Në pyetjen e parë: "Çfarë mendoni për lexuesit e UEFA të cilët nuk votuan për golin tuaj si më të mirin e Kampionatit?," ai përgjigjet - Secili e dijë se goli im është më i bukuri i Kampionati! Mbase gjithë Hungaria votoi për lojtarin e saj. Ose ka ndodhur një gabim."

Në vijim gazeta zvicerane blick.ch tregon se mbase në të ardhmen shumë zviceranë do quajnë fëmijët e tyre Xherdan. Pasi sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dytë në Zvicër me këtë emër.

“Pas çkualifikimit të Zvicrës, pash gjysmëfinalet dhe finalen nga Spanja dhe Shqipëria,” tha Xherdan Shaqiri më tej, duke treguar për pushimet njëkohësisht.

Xherdani mund të transferohet në Dortmund?


Në  pyetjen se nëse janë të vërteta zërat për largim të Xherdanit drejt Dortmundit, ai i shmanget përgjigjes - “Tani jam në pushim dhe asnjë person nuk më ka kontaktuar. Por në 24 korrik filloj stërvitjet me Stoke City, për të thyer rekordet e klubit dhe të miat, sa u takon golave (vjet shënoi vetëm 3).”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat