Shkarkohet trajneri që e la jashtë Adnan Januzajn

Futboll

Shkarkohet trajneri që e la jashtë Adnan Januzajn

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 16:03
Marc Wilmots

Belgjika ka shkarkuar Marc Wilmotsin nga posti i trajnerit. Një ndër favoritët për të triumfuar në Euro 2016 Belgjika, u eliminua befasisht në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke u mposhtur me rezultat 3:1 nga Uellsi. Kjo ka bërë që Federata e Futbollit të Belgjikës ta shkarkojë atë nga posti i trajnerit. Ish mesfushori i Schalkes, qëndroi për katër vite në stolin e belgëve, duke ndihmuar skuadrën që të pozicionohet në mesin e 10 më të mirave në ranglistën e FIFA’së.  Ky është një lajm i mirë për Adnan Januzajn, i cili nuk ka pasur aspak marrëdhënie të mira me Wilmotsin dhe ndoshta me ardhjen e trajnerit të ri, ai do të ftohet sërish në Kombëtaren belge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat