Mustafi në shitje, transferohet në Serie A (Foto)

Futboll

Mustafi në shitje, transferohet në Serie A (Foto)

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:04
Shkodran Mustafi

Valencia e ka qitur në shitje mbrojtësin shqiptarë, Shkodran Mustafin. Ky i fundit mund të transferohet në Milan gjatë kësaj vere

Drejtuesit e skuadrës së Valencisë duhet ta shesin një ylle gjatë kësaj vere: Andra Gomesin ose Shkodran Mustafin.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, klubi nga La Liga ka vendosur ta shes mbrojtësin shqiptar, para mesfushorit portugez.

Marca zbulon se drejtori sportiv Valencia ditëve të fundit ka biseduar me drejtuesit e Milanit, për transferimin e mundshëm të Mustafit në San Siro.

Mustafi, i cili luajti me Gjermaninë në Euro 2016, kërkohet nga disa skuadra të mëdha pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar.

 Ish mbrojtësi i Sampdorisë, Evertonit dhe Hamburgut ka kontratë me Valencinë deri në vitin 2019. Vlera e katrorit të lojtarit, sipas Transfermarkt, është rreth 25 milion euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat