Fillim i keq për shqiptarët e Splitit

Futboll

Fillim i keq për shqiptarët e Splitit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2016 Në ora: 12:46
Amir Rrahmani

Spliti e filloi shumë keq edicionin e ri në Kampionatin e Kroacisë. Spliti në vatër të vet pësoi fiasko me rezultat 3:0 nga Rijeka. Futbollistët shqiptar, Amir Rrahmani dhe Elis Bakaj, luajtën standardë për Splitin, por patën një ditë shumë të keqe. Nga ana tjetër, Rijeka luajti shumë mirë dhe u paraqitën edhe dy shqiptar, Leonard Zhuta titullar e Odise Roshi nga minuta e 70-të.  Bezjak në minutën e 8-të e 90+1 dhe Tomasov në atë të 75-të shënuan për fitoren bindëse të Rijekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat