Juve e do me çdo kusht Higuainin, ja dy propozimet për Napolin

Futboll

Juve e do me çdo kusht Higuainin, ja dy propozimet për Napolin

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 15:02
Gonzalo Higuai

Juventusi prej disa ditësh është vëne në ndjekje të bomberit argjentinas të Napolit, Gonzalo Higuain.

Në asamblenë e radhës të ligës italiane të futbollit do të takohen nga afër drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë, Beppe Marotta dhe presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis.

Marotta pritet t’i propozojë dy alternativa De Laurentis: para plus kartonat e Zazës, Pereyras dhe Mandragorës. Nëse ky propozim dështon atëherë propozimi i dytë do të jetë që bardhezinjtë të paguajnë kluazolën e largimit të lojtarit që kap shifrën e 94.7 milionë eurove.

“Zonja e Vjetër” ka marrë paraprakisht “ok”-in e “El Pipitas” për një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 7,5 milionë në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat