UEFA: Ja kandidatët për çmimin “Futbollisti më i mirë në Evropë”

Futboll

UEFA: Ja kandidatët për çmimin “Futbollisti më i mirë në Evropë”

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 13:01
Tp

Organizmi më i lartë i futbollit evropian (UEFA) ka publikuar emrat e kandidatëve për futbollistin më të mirë në Evropë. Kampionët e Evropës, Real Madrid, kanë katër kandidatë për futbollistin më të mirë të kontinentit të vjetër.

Pas Realit, vjen Barcelona dhe Bajern Mynih, të cilat kanë nga 2 futbollistë kandidatë.

Portieri i vetëm si kandidat për çmimin “Futbollisti më i mirë në Evropë” është Xhianluixhi Bufon i Juventusit, kurse Atletiko Madrid ka për kandidat Antuan Grizmanin.

Kandidatët për “Futbollisti më i mirë në Evropë”:

Gareth Bale (Real Madrid & Uells)

Xhianluigi Bufon (Juventus & Itali)

Antuan Grizman (Atletico Madrid & Francë)

Toni Kros (Real Madrid & Gjermani)

Lionel Mesi (Barcelona & Argjentinë)

Tomas Myler (Bajern Mynih & Gjermani)

Manuel Nojer (Bajern Mynih & Gjermani)

Pepe (Real Madrid & Portugali)

Kristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali)

Luis Suarez (Barcelona & Uruguaj).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat