Ish-ylli i Real Madridit tregon problemet që ka pasur me alkoolin

Futboll

Ish-ylli i Real Madridit tregon problemet që ka pasur me alkoolin

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:38
Ilustrim

Dikur reprezentues i Brazilit si dhe lojtar kyç në ekipin e Real Madridit që më 2007 është shpallur kampion i Spanjës.

Por që nga ajo kohë karriera e tij ka marrë teposhtën, ku fillimisht kishte kaluar një huazim të dështuar te Roma, dhe më pas ka ndërruar një numër të madh të skuadrave, para se të firmoste me Sivassporin në Turqi.

“Unë nuk jam një tip që mund të ulem dhe të pijë një apo dy gota. Në momentin që filloj të pi nuk mund të ndalem derisa të dehem tërësisht”, ka treguar Cicinho.

“Shumë njerëz më kanë thënë se nëse nuk e ndali pijen atëherë do të vdes. Ka pasur momente kur kam qenë aq i dehur sa që kam takuar edhe Jezu Krishtin”, ka thënë Cicinho, që tash është shëruar nga ky ves i keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat