Robben: Do të tentojmë finalen e Champion Leagues!

Futboll

Robben: Do të tentojmë finalen e Champion Leagues!

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 14:57
Arjen Robben

Arjen Robben refuzon të bëjë krahasime mes Pep Guradiolas dhe Carlo Ancelotit. Sulmuesi i Bayern Munihut në një intervistë të dhënë ka deklaruar se është ende shumë herët për të bërë  një përcaktim se cili mes  Guardiolas dhe Ancelotit është më i miri: “Nuk mund të jap dot një përgjigje se cili prej tyre është më i mirë, pasi me Ancelotin nuk kemi zhvilluar shumë seanca stërvitore. Është vetëm fillimi dhe puna e tij do të shikohet në ditët në vazhdim. Sidoqoftë unë besoj shumë tek ai, pasi është një trajner i jashtzakonshëm, i cili di se si fitohen titujt.” Më tej 32-vjeçari shtoi se pavarësisht se skuadra nëndrejtimin e Pep Guardiolas nuk arriti dot suksesin në Champions League  ashtu si çdo vit tjetër bavarezët do të provojnë të fitojnë në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë: “Çdo vit objektivat janë të njëjtë. Ka shumë ekipe të forta në Europë, por ne do të japim maksimumin tonë. Sigurisht që dhe këtë vit do të tentojmë finalen e Champion League, por na duhet shumë punë pasi konkurrenca është e madhe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat