Mourinho zgjedh lojtarët për turneun e Kinës, është edhe Januzaj

Futboll

Mourinho zgjedh lojtarët për turneun e Kinës, është edhe Januzaj

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:25
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj do të udhëtojë së bashku me 24 futbollistë të tjerë të Manchester United në Kinë.

Trajner i ri i ‘Djajve të Kuq’, ka përpiluar listën prej 25 futbollistëve, që do të marrin pjesë në turneun e Kinës.

Mourinho në këtë listë ka zgjedhur disa futbollistë të rinj në moshë, për të cilët do të jetë edhe një test para stinorit të ri, derisa në këtë listë është përfshirë edhe transferimi më i ri i klubit, Henrikh Mkhitaryan.

Ashtu edhe siç është pritur, Zlatan Ibrahimoviq nuk është pjesë e ekipit, pasi që ende është në pushime në SHBA.

Kjo është lista e plotë e Mourinhos: De Gea, Romero, Johnstone, Bailly, Blind, Fosu-Mensah, Jones, McNair, Rojo, Shaw, Smalling, Tuanzebe, Valencia, Carrick, Herrera, Januzaj, Lingard, Mata, Memphis, Mkhitaryan, A.Pereira, Young, Keane, Rashford, Rooney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat