Zeneli firmos me Inter Turkun

Futboll

Zeneli firmos me Inter Turkun

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2016 Në ora: 18:12
Erfan Zeneli

Sulmuesi nga Vushtrria, Erfan Zeneli, sërish kthehet në kampionati finlandez, kësaj here jo në HJK Helsinki, por në ekipin Inter Turku. Një periudhë të gjatë Zeneli kishte luajtur për HJK-në, për të vazhduar aventurën e tij në Kazakistan përkatësisht në klubin Shakhter Karagandy. Faqja e klubit Inter Turku ka konfirmuar se janë përforcuar me futbollistin shqiptar. Trajneri i Interit, Jami Wallenius, është i kënaqur që kanë sjell në klub një futbollist si Zeneli.  FC Inter Turku nuk po kalon formë të mirë në 17 javët e para në elitë, ku aktualisht mbajnë pozitën e dhjetë me 14 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat