Ismajli: Shpresojmë se do ta fitojmë derbin e madh kroat

Futboll

Ismajli: Shpresojmë se do ta fitojmë derbin e madh kroat

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2016 Në ora: 19:21
Ardian Ismajli

Mbrojtësi i talentuar nga Kosova, Ardian Ismajli,  po kalon një periudhë fantastike në klubin e mirënjohur kroat, Hajduku nga Spliti.  Ish-futbollisti i 2 Korrikut është i ngazëllyer për triumfin si mysafir me rezultat 2:0 ndaj Cibalisë, në hapje të kampionatit kroat. 19-vjeçari po përgatitet me ekipin e tij për derbin e madh kroat, kundër kampionit Dinamo nga Zagrebi, e cila do të zhvillohet në fundjavë përkatësisht me 24 korrik (në orën 19.00) në stadiumin ‘Polud’ në Split. Ai është i gjatë 186 centimetra, shquhet me angazhim të pashoq, është i fuqishëm dhe i jep siguri repartit të mbrojtjes. Ismajli shkëlqeu në takim me Cibalinë, që befasoi edhe shumë njohës të futbollit kroat. Futbollisti për një periudhë të shkurtë ka bërë për vete edhe tifozët më të zjarrtë të klubit ‘Torcida’. Ai ka një respekt të veçantë edhe nga qytetarët e Splitit.  Hajduku krahas ndeshjes së madhe që e pret në fundjavë, me 21 korrik do të luajë edhe për Europa League, ku në konak të vetin e presin klubin rumun, CSMS Iasi. Sfida e parë kishte përfunduar me rezultat 2:2 dhe Hajduku tani ka përparësinë e fushës dhe rastin të shkojë më tutje. Ismajli në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon për atmosferën në klubin e Hajdukut dhe çfarë synon në sfidën me Dinamon.   

“Bota sot” Debutuat në fanellën e skuadrës së mirënjohur Hajduku, a kishit emocione në sfidën e parë të kampionatit kroat?

Ardian Ismajli:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat