A ka vendosur Cana për të ardhmen e tij?

Futboll

A ka vendosur Cana për të ardhmen e tij?

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 11:23
Lorik Cana

Në një shkrim të portalit butfootballclub.fr  bëhet e ditur se me mbërritjen te Nantes të Carlos Diegows është e qartë se Lorik Cana do të largohet, por siç ka konfirmuar një burim i brendshëm i Nantes, 32-vjeçari në të vërtetë ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe kështu në ditët e ardhshme Cana do të rikthehet në stërvitje me Nanten. Opsioni i largimit të tij gjithsesi mbetet në fuqi, me Lorikun që ka mjaft oferta dhe me shumë mundësi do të transferohet jashtë Europës. Gjithsesi nisur nga fakti që mbetet ende në kontratë me Nantën, klubi francez do të përfitojë një shumë simbolike nga transferimi i Canës, pasi pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që Loriku ka me presidentin e Nantes Qaldemar Kita, për momentin nuk parashikohet një marrëveshje xhentëlmenësh në mënyrë që Nante të heqë dorë nga e drejta duke pranuar largimin e Canës me parametra zero, gjithmonë duke ju referuar mediave franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat